Ivanka Trump po zhvendoset me familjen e saj në një vilë luksoze

142

Vajza e Donald Trump, Ivanka, u zhvendos me burrin e saj Jared Kushner në Florida, në një nga ndërtesat më luksoze në Miami.

Çifti, së bashku me tre fëmijët e tyre, do të jetojnë në një ishull privat të quajtur “Creek Island”, ku ata shpenzuan rreth 70 milion euro për të blerë tokën, transmeton portali arbresh.info

Çmimi i vetë vilës nuk dihet ende, por marrja me qira e pasurive të patundshme në këtë zonë kushton disa dhjetëra mijëra dollarë në muaj, raporton CNN.

Nga ana tjetër, Donald dhe Melania Trump u zhvendosën gjithashtu në Florida, në vendpushimin e tyre që njihet si Mar-a-Lago.

Ivanka dhe Jared nënshkruan një marrëveshje qiraje me një nga ndërtesat më të bukura në Florida, e quajtur “Arte”.