Ivanka Trump me veshje 5 mijë dollarësh (FOTO)

Ivanka Trump përballoi temperaturat e ulëta në Washington me një stil pranveror. 35-vjeçarja kishte të veshur një këmishë të bardhë me mëngë të gjata, fort e përshtatshme për fotografët që po qëndronin para shtëpisë së saj. Këmisha e saj e kreatorit Oscar de la Renta ka kushtuar 2,890 dollarë, ndërsa fundi i saj kushtoi 2070 dollarë, nga po i njëjti kreator. Derisa nuk kursen paratë për veshje, Ivanka këmishën dhe fundin e kombinoi me një çantë dore ngjyrë rozë. Përveç Oscar de la Renta, ajo ka përdorur edhe veshjet e Altazurra, Carolina Herrera dhe Roland Mouret.