Uashington, 12 janar – Ivanka Tramp, vajza e presidentit amerikan Donald Tramp dhe ish-ambasadorja e SHBA-së në KB, Niki Hejli janë në mesin e kandidatëve për funksionin e kryetarit të Bankës Botërore, publikoi Fajnenshënal tajms.
Gazeta nuk saktëson burimin për informacionin.
Më 1 shkurt shefi aktual i Bankës Botërore largohet nga funksioni, ndërsa shefe e përkohshme është Kristalinka Georgieva. Ajo nuk mund të jetë kryetare e BB pasi sipas rregullit kryetari i kësaj banke duhet të jetë i SHBA-së.
Banka do të ndalojë me shqyrtimin e kandidaturave nga mesi i shkurtit, ndërsa zgjedhja e kryetarit të ri do të jetë nga mesi i prillit.