Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme me 11 vota “për” dhe dy “kundër” Ivan Xholevin e zgjodhi kryetar të Gjykatës Penale Shkup 1. Për këtë vend, siç MIA tashmë ka publikuar, janë kandiduar gjykatësit Osman Shabani, Vlladimir Pançevski, Ivica Stefanovski, Vera Petkovska, Gjoko Ristov dhe Vesna Dimishkova. Gjykatësja Olja Ristova e ka tërhequr kandidaturën për kryetar të Gjykatës Penale të Shkupit, informuan në seancën e Këshillit Gjyqësor.
Paraprakisht ishte konstatuar dorëheqja e u.d. kryetarit të Gjykatës Penale të Shkupit, Stojançe Ribarev i cili, siç ishte thënë në seancë, dorëheqjen e ka parashtruar për shkaqe shëndetësore, gjegjësisht intervenim kirurgjikal. Këshilli sot do t’i shqyrtojë dhe vlerësojë raportet për punën e gjykatave për tremujorin e tretë të vitit.