E ka nisur karrierën si modele, fotosesionet e saja janë të shumta dhe mahnitëse e në raste edhe provokative, por që Iva Aliko nuk e ka ndërmend të ndalet. E angazhuar gjithmonë e gjithandej, ajo e ka provuar veten edhe në muzikë, por si të njohim ndryshe bukuroshen shqiptare, e cila vjen në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA së bashku me një set të nxehtë me foto
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Si e kalon një 24 orësh i juaji?
Sipas programit ditorë varet çfarë është në agjendën time.
KOHA: Kur je e lirë, çfarë bën?
Fitness, trajtime bukurie dhe fotosesione.
KOHA: Ke gjithmonë angazhime, të ftojnë nëpër evente?
Po gjatë gjithë kohës brenda dhe jashtë vendit.
KOHA: Çfarë ushqimesh preferon të përgatisësh kur je e lirë?
Ushqime dietike që më mbajnë trupin në formë dhe ëmbëlsirat e mia preferuara.
KOHA: Me çfarë e josh më shumë të dashurin?
Me sharmin, sjelljen, të tjerat i takojnë atij t’i thotë.
KOHA: Blen dhe gjëra të lira apo gjithmonë “firmato”?
Varet nëse diçka më pëlqen dhe nuk është fortë e shtrenjtë nuk hezitoj dhe e vlejë edhe të lira dhe firmato.
KOHA: Ju ka ndodhur që të refuzoni ndonjë mashkull vetëm pse ai nuk është i bukur?
Jo përkundrazi te burrat nuk shihet bukuria dhe nuk vlerësoj këtë pjesë tek një mashkull por cilës të tjera si besnikëria, sinqeriteti, xhentilesa etj.
KOHA: Tipari kryesor i karakterit tuaj?
E fortë, këmbëngulëse, besnike dhe e ndjeshme.
KOHA: Çfarë do të ndryshonit te vetja nëse do mundeshit?
Bëj shumë pas të tjerëve dhe zhgënjehem shpesh, këtë pjesë do të ndryshoja.
KOHA: Terapia juaj kundër stresit?
Të dëgjoj muzikë, xhiro dhe fitness.
KOHA: Cilët do ishin të ftuarit e një darke ideale në shtëpinë tuaj?
Personi i zemrës dhe miqtë e mi më të afërt.
KOHA: Cili personazh filmash apo librash ju frymëzon?
Nuk frymëzohem nga askush…, nuk kam ndonjë idhull.
KOHA: Dhurata që ju pëlqen të bëni?
Sendet e floririt.
KOHA: Talenti që do të doje të kishe?
Të isha një shkrimtare e zonja.
KOHA: Deri ku do arrinit për dashurinë?
Deri aty ku nuk do të lëndohesha.
KOHA: Në cilën epokë do kishit dashur të jetonit?
Në këtë epokë që jam.
KOHA: Ju trembin vitet që ikin?
Aspak, vitet janë thjeshtë një numër.
KOHA: Frika duhet fshehur?
Varet nga rrethanat ku ndodhesh.
KOHA: Vdekja ju tmerron?
Pooo.
KOHA: Karrierë pastaj fëmijë apo fëmijë pastaj karriera?
Karrierë pastaj fëmijët.
KOHA: Po sikur të ishe një film, si do të ishte titulli i tij?
Gladiatori.