ULNI KONSUMIN E KRIPËS: Këshilla e parë e mjekëve për të mposhtur në mënyrë efektive grumbullimin e ujit dhe ënjtjen e këmbëve, është që të shmangni konsumimin shumtë të kripës ose thënë ndryshe klorurit të natriumit. Kjo pasi studime të ndryshme kanë treguar se një tepricë e natriumit shkakton mbajtjen e lëngjeve në trup, sepse tërheq molekulat e ujit brenda qelizave. Kështu që është mirë të konsumoni kripë në sasi të moderuar në kuzhinë. Po ashtu shmangni konsumin e salsiçeve, ushqimeve të përpunuara dhe ushqimet e konservuara.
RRITNI KONSUMIMIN E MAGNEZIT: Për të shmangur ënjtjen e këmbëve, është thelbësore që të merrni sa më shumë magnez nëpërmjet ushqimit. Këshillohet marrja mesatarisht e 200 mg magnez në ditë. Ndër ushqimet më të këshilluara janë spinaqi, bizelet dhe arrat.
SHTONI KONSUMIN E VITAMINËS B6: Përveç magnezit, rekomandohet edhe marrja e vitaminës B6: një vitaminë e tretshme në yndyrë që gjendet në shumë ushqime. Vitamina B6 gjendet në ushqime të tilla si bananet, patatet, mishi dhe arrat.
KONSUMONI USHQIME TË PASURA ME POTAS: Edhe një mineral si potasi është i dobishëm për trupin tonë, pasi promovon uljen e niveleve të natriumit në gjak dhe stimulon rritjen e vëllimit të urinës. Në këtë mënyrë, minerali ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të qelizave dhe lufton hipertensionin. Potasi gjendet kryesisht te lakra e Brukselit, patatet, panxhari, kajsitë dhe bananet.
SHMANGNI SHEQERNAT E RAFINUARA: Sheqeri është i dëmshëm jo vetëm për linjat trupore, por edhe për shëndetin. Nivelet e larta të sheqerit në gjak janë përgjegjëse për diabetin dhe mbipeshën. Përveç kësaj, sheqeri i tepërt shkakton një rritje të nivelit të insulinës, e cila nga ana tjetër shkakton mbajtjen e natriumit. Kështu natriumi shkakton tërheqjen e molekulave të ujit nga qelizat e trupit. Kësisoj duhet reduktuar konsumi i sheqerit, ëmbëlsirave dhe produkteve që rrjedhin nga mielli i bardhë.