Shkup, 20 nëntor – Ju ftojmë që të merrni pjesë në aktivitetin e parë me rastin e Ditës së Alfabetit dhe 10-vjetorin e themelimit të Institutit. Me këtë rast do të promovohet pulla postare me figurën e Faik Konicës dhe do të hapet ekspozita e përhershme me figurat tjera kombëtare. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë zëvendëskryeministri Hazbi Lika, drejtori i Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi, dhe akademik Luan Starova. Ngjarja zhvillohet më 20 nëntor 2017 (e hënë), me fillim në ora 11:00, në ITSHKSH-Shkup.