Shkup, 17 nëntor – Instituti për trashëgimin shpirtëror dhe kulturor të shqiptarëve të Maqedonisë shënon 10 vjetorin e themelimit, me këtë rast do të promovohet pulla postare me figurën e Faik Konicës dhe do të hapet ekspozita e përhershme me figurat tjera kombëtare. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë zëvendëskryeministri Hazbi Lika, drejtori i Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi, dhe akademik Luan Starova. Ngjarja zhvillohet më 20 nëntor 2017 (e hënë), me fillim në ora 11:00, në ITSHKSH-Shkup.