ITSHKSH në krye me drejtorin dr. Skender Asanin këtë ngjarje do ta shënojë pikërisht në Nju-Jork, në Qendrën Kulturore të Maqedonisë së Veriut (në orën 18.00), kjo me simbolikën e ekspozitës dokumentare për përkujtimin e shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore
Shkup, 11 shtator – Shtetet e Bashkuara por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 18-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.Sulmi ndaj kullave binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyese islamistë radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.
Këto ngjarje u bë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të, kundër terrorizmit, kurse grupe të shumta turistësh në këtë ditë udhëtojnë në SHBA për të shprehur solidaritetin tyre me popullin amerikan.
Çdo vit Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve më 11 Shtator e ka përkujtuar këtë ngjarje, duke dhuruar gjak në aksionin e Ambasadës së SHBA-ve në Shkup ose duke e përkujtuar me ndonjë ngjarje tjetër.
Në këtë frymë sivjet Instituti në krye me drejtorin dr. Skender Asanin këtë ngjarje do ta shënojë pikërisht në Nju-Jork, në Qendrën Kulturore të Maqedonisë së Veriut (në orën 18.00), kjo me simbolikën e ekspozitës dokumentare për përkujtimin e shpëtimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ceremonitë në Nju Jork dhe Uashington do të nisin me një minutë heshtje, në kohën kur ndodhën sulmet.
Në këtë ngjarje, përveç autoriteteve të shumta, diplomatëve dhe kryetarit të Komitetit Hebraiko-Amerikan, janë ftuar edhe familjet shqiptare që kanë pasur viktima në tragjedinë e 11 Shtatorit.