Shkup, 24 korrik – Kulturologjia është programi i ri studimor i ciklit të dytë të studimeve në Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë (ITSHKSHM), kështu tha për Gazetën Koha, drejtori i Institutit, Skender Asani.
Ideja për këtë program studimor erdh si mungesë e kuadrove deficitar shqiptar të kësaj lëmie, tha më tej Asani.
“Ne po startojmë këtë vit akademik edhe me një program të ri është kulturologjia. Program interdiciplinar i munguar për shqiptarët këtu sepse në këto sfera ne kemi mangësi të mëdha të kuadrin profesional për ti edukuar dhe për ti profesionalizuar që ata pastaj ta bartin në institucionet e ndryshme të kulturës, mediave dhe sferave të ndryshme dhe të ngrisim nivelin qytetar dhe shkencor këtu në Maqedoni”, u shpreh Asani. Në këtë drejtim ka vende të lira për 30 studentë, ndërsa çmimi për një vit akademik do të përcaktohet sipas kushteve që do ti përcaktojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).
“Ne kemi paraparë të pranojmë 30 studentë, reagimet e para janë shumë pozitive dhe shpresëdhënëse, dhe besoj që nuk do të jenë studentë vetëm nga Maqedonia, ka interes edhe të studentëve nga Kosova dhe Shqipëria. Ligjërues kemi nga universitetet e ndryshme por e plotësojmë edhe kriterin e brendshëm të Institutit, aty ku na mungojnë kuadrot profesional ne veç më i kemi kontaktuar dhe kanë pranuar që të jenë studiues të mirëfilltë të lëndëve përkatëse. Çmimet do ti përcaktojmë sipas normave të MASH dhe besoj se së shpejti do të dalim edhe aspektet e qarta financiare të këtyre studimeve”, sqaron Asani.
Për momentin në ITSHKSHM ekzistojnë dy programe studimore të ciklit të dytë edhe atë gjuhë dhe letërsi dhe marrëdhënie ndërkombëtare, secili program ka maksimum 30 studentë. (A.Xh)