Shkup, 8 shtator – Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) dhe Shoqata Acta Non Verba – Shkup, në përkujtim të 79 vjetorit të Natës së Kristaltë, nesër promovojnë librin dhe ekspozitën me titull “Rrugëtimi – Патешествие – Journey””, nga autorët Skender Asani dhe Albert Rama, ku do të shpalosen të dhëna të reja rreth shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët. Promovimi bëhet ditën e enjte më 9 nëntor, në Qendrën Informatike Kulturore –Shkup në orën 19.