Dr. Skender Asani u shpreh i kënaqur nga gatishmëria e drejtuesve të Universitetit Bar Ilan dhe premtoi se në të ardhmen do të realizohen edhe disa vizita kërkimore-shkencore të studiuesve të ITSHK në këtë universitet prestigjioz të Tel Avivit
Shkup, 10 dhjetor – Në kuadër të vizitës në Izrael, delegacioni i ITSHKSH, i kryesuar nga dr. Skender Asani, sot zhvilloi disa takime mjaft të frytshme në Universitetin Bar Ilan në Tel Aviv si dhe në Institutin e Teknologjisë Holon po ashtu në Tel Aviv, informon KOHA.
Drejtuesit e Universitetit Bar Ilan shprehën gatishmëri që të zhvillojnë bashkëpunim afatgjatë në fushën akademike e studimore me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, duke ofruar konsulencë dhe logjistikë moderne universitare për të gjitha programet studimore në ITSHK, si në aspektin e kurikulave, ashtu edhe në fusha të tjera të avancimit të procesit akademik e shkencor në studimet deridiplomike dhe postdiplomike.
Dr. Skender Asani u shpreh i kënaqur nga kjo gatishmëri e drejtuesve të Universitetit Bar Ilan dhe premtoi se në të ardhmen do të realizohen edhe disa vizita kërkimore-shkencore të studiuesve të ITSHK në këtë universitet prestigjioz të Tel Avivit.
Gjithashtu mysafirët nga Shkupi sot vizituan edhe Institutin e Teknologjisë Holon po ashtu në Tel Aviv , me ç’rast u shpreh gatishmëria e dyanshme për një bashkëpunim të frytshëm në fushën e kërkimeve shkencore, me theks të veçantë në teknikat më të reja të dokumentimit dhe ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore e kulturore, të cilat do ti ofroj ky institute për nevojat e ITSHKSH në Shkup.
Institutin i Teknologjisë Holon, që përqëndrohet kryesisht në dizajn, art, shkencë dhe teknologji ofron programe të ndryshme që rrisin qasjen ndërdisiplinore ndaj artit dhe teknologjisë.
Për mysafirët nga Shkupi, drejtuesit e Institutin të Teknologjisë Holon shpalosën gjithë ofertën programore që ka ky institut, duke filluar nga Dizajni industrial, Dizajni i komunikimit vizual, deri te specializimet e ë Inxhinieri dhe Teknologji.
HIT zhvillon hulumtime teorike e shkencore në terren, me theks të posaçëm në programet e aplikuara dhe është aktiv në skenat e artit dhe dizajnit vendor dhe ndërkombëtar, duke mbajtur njëkohësisht edhe lidhje të forta me industrinë në Izrael dhe jashtë saj.
Instituti i Teknologjisë Holon u themelua në vitin 1969 nga Abraham Margalith . Të gjitha këto përvoja që u prezantuan, do të jenë në fokus të një protokolli bashkëpunimi të ngusht me ITSHKSH në Shkup, kurse përfituesit më të mëdhenjë do të jenë studiuesit e këtij instituti, të cilët do të pajisen me njohuritë dhe metodat më të reja kërkimore në fushën eksplorimit shkencor, përmes programeve e ndryshme interdisiplinare. (koha.mk)