Shkup, 5 shkurt – Qeveria e Maqedonisë, të martën ka miratuar vendimin për statutin e ri të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSH), me të cilin vendim është bërë zgjerimi i sektorit të shkencës me tre departamente të reja, raporton KOHA.
Bëhet fjalë për Departamentin për edukimin dhe studimin e Holokaustit, Departamentin e marrëdhënieve shqiptare-osmane, dhe Departamentin e muzeologjisë.
“Me këtë zgjerim të madh të fushëveprimit tonë, në mënyrë të ndjeshme hapen mundësitë e studimeve dhe hulumtimeve të reja në këto sfera specifike”, thonë për KOHA, nga ITSH. (koha.mk)