Vjenë, 17 janar – Maqedonia është njëra ndër destinacionet më atraktive për investim në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe është në rrugë për integrim më të shpejtë drejt BE-së, sipas fondit amerikan për menaxhim me mjetet “Iton Uans”, shkruan Blumberg.
“Iton Uans” është fomd për menaxhim me mjetet nga Bostoni, i cili ka investuar rreth 15 miliardë dollarë vetëm në letra me premi fikse të vendeve në zhvillim. Prej atje thonë se i preferojnë letrat me vlerë të Maqedonisë të denominuara në euro, sepse preson që Maqedonia ta ndjekë rrugën e njëjtë për integrim drejt BE-së, si Polonia, Hungaria dhe Sllovenia. Premitë e bonove të tyre kanë rënë në dy dekadat paraprake, siç këto vende kanë përparuar dhe në fund janë anëtarësuar në BE, që ka shkaktuar të “Iton Uans” të kërkojë tregime të ngjashme të suksesshme në një fazë më të hershme të zhvillimit.
“Vendi i tyre është në BE”, ka thënë Majkëll Kirami, bashkëdrejtor në “Iton Uans”, në intervistën në forumin “Euromani” në Vjenë, në të cilin ka marrë pjesë edhe ministri i Financave Dragan Trevdovski, Kirani, gjithashtu, e ka lavdëruar Maqedoninë për menaxhim të kujdesshëm me buxhetin e saj.
Ministri i Financave Dragan Tevdovski në konferencën në “Euromani” ka theksuar se Maqedonia pret derdhje të dukshme të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, siç lëvizin integrimet euroatlantike. Gjithashtu, pritet që Maqedonia të tërheqë më shumë investues financiarë nga jashtë përmes zhvillimit të tregut sekondar të bonove”, e transmeton Blumberg deklaratën e ministrit Tevdovski.