Italianët në referendum për uljen e numrit të deputetëve

30

Italianët po u drejtohen qendrave të votimit për një referendum kushtetues mbi uljen e numrit të deputetëve të parlamentit dhe zgjedhjet lokale që pritet të favorizojnë bllokun e opozitës kombëtare të krahut të djathtë.

Votimi zhvillohet sot dhe nesër. Rezultatet priten gjatë të hënës pasdite. Rreth 51,6 milionë italianë kanë të drejtë të votojnë në referendumin për uljen e numrit të ligjvënësve në dy dhomat e parlamentit me afërsisht një të tretën.

Dhoma e Deputetëve do të shkojë nga 630 ligjvënës në 400 dhe Senati nga 315 në 200. Asnjë pjesëmarrje minimale nuk është e nevojshme që votimi të jetë i vlefshëm, mes pritjeve që reforma të miratohet. Në procesin e votimit të gjithë duhet të jenë me maskë kundër COVID-19.

Comments are closed.