PËRBËRËSIT PËR 1 PICË:
150 g miell i Tipit 00, 1/2 gotë kos i bardhë mundësisht i trashë, pak kripë, 1/2 lugë vaj ulliri, 5 g sodë për torta të kripura ose për të ëmbla, pak vanilje, pak ujë i vakët, pak rozmarinë e thatë.
PËR MBUSHJEN MUND TË PËRDORNI:
100 g djathë dhie i freskët, 1/2 gotë kos i bardhë mundësisht i trashë, 1 lugë e gjysmë mjaltë, 7/8 kokrra domate qershiza, 5/6 kokrra ullinj të zinj, kripë dhe piper sipas nevojës
PËRGATITJA:
Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Në një tas, përziejmë miellin, kripën, sodën, vajin e ullirit, kosin dhe rozmarinën. Shtojmë ujë të vakët derisa të shohim që kemi një brumë që nuk ngjit. E punojmë brumin pak me dorë, e vëmë në një tas, e mbulojmë me plastmas kuzhine dhe e lëmë të pushojë 10 minuta në temperaturë ambienti.
Përgatisim mbushjen: përziejmë në një tas kosin me djathin me pirun, shtojmë mjaltin,kripën dhe piperin. Marrim brumin dhe e hapim të hollë me petës, e vëmë në tavën ku kemi shtruar letër furre dhe shpërndajmë sipër mbushjen duke lënë një bord anësor 1 cm të palyer. Shpërndajmë domatet të prera në mes dhe ullinjtë në copa. E vëmë të piqet për 15/20 minuta ose derisa të
shohim që ka marrë ngjyrë në anësoret e saj.
KOHA E PJEKJES: 30 MIN.