Italia zgjedh presidentin e ri të futbollit

Futbolli italian ka vendosur. Gabriele Gravina merr vendin e Roberto Fabbricinit – punoi disa kohë si komisionar dhe jo në rolin e kreut – duke u zgjedhur me 97,20% të votave numri “1” i Federatës (FIGC). Asambleja Zgjedhore e Federatës Italiane të Futbollit është mbajtur në Romë teksa kandidati i vetëm në garë ka qenë pikërisht kreu i Lega Pro (liga profesioniste, ose ndryshe, mbarëvajtja e kategorisë së tretë). Në votimin e parë, ai i orës 11:00, Gravina mori 75% të votuesve të përfaqësuar nga Lega Pro, Shoqata e Trajnerëve, Shoqata e Futbollistëve dhe ajo e Arbitrave. Të pranishëm edhe disa nga krerët e klubeve, si Marotta i Juventusit, Claudio Lotito i Lazios apo edhe Carlo Taveçhio, ish-president. i pranishëm dhe në kuadër të FIFA-s, Infantino, dhe i deleguar i UEFA-s.

Shumë emra “big”, që kanë qenë pro Gravinas. Italia nis rindërtimin dhe komenti i parë i Gravinas ka qenë ky: “Falënderoj të gjithë. Kemi shpenzuar shumë energji për këtë konsensus. Me ju dua të ndryshoj drejtimin e futbollit. Duam një rritje maksimale dhe profesionale. Do të përgjigjemi me fakte. Është projekt ambicioz. Besoj te ju, duhet të vazhdojmë përpara”.