Bruksel, 27 tetor – Komisioni Evropian i ka paguar Italisë, Spanjës dhe Polonisë gjithsej 17 miliardë euro në këstin e parë të mbështetjes për vendet anëtare të BE-së, me qëllim që të ruhen vendet e punës.
Italia mori 10 miliardë euro, Spanja gjashtë miliardë ndërsa Polonia një miliard euro.
Mjetet financiare do të ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve që lidhen drejtpërdrejt me financimin e skemave kombëtare për orar të shkurtuar të punës dhe masa të tjera të vendosura si përgjigje e pandemisë së Kovid-19, veçanërisht për të vetëpunësuarit.
Pagesat e tjera do të kryhen gjatë muajve të ardhshëm, pas lëshimit të bonove përkatëse me të cilat BE-ja huazon në tregun ndërkombëtar të kapitalit.