Italia prej sot i hapë kufijtë, masat e përforcuara mbeten në fuqi

21

Romë, 3 qershor – Italia sot do t’i hapë kufijtë rajonalë pas bllokadës tremujore për shkak të pandemisë së koronavirusit, me çka mundësohet liri më e madhe e lëvizjes për më shumë se 60 milionë banorë në vend, ndërsa prej sot lejohen edhe arritjet nga Zona e Shengenit pa karantinë.

Kufijtë rajonalë janë hapur nga mesnata, edhe krahas qëndrimeve të kundërshtuara të pushtetit italian për hapjen e kufijve të Lombardisë, rajon që më së shumti është goditur nga virusi në Itali.

Krahas hapjes së kufive rajonalë, disa rajone të Italisë megjithatë, i përforcojnë kontrollet dhe masat që të pengohet përhapja e virusit përmes “Ndjekjes së turistëve” me aplikacione digjitale, matjen e temperaturës me skenerë termikë, rezervime të domosdoshme në hotele dhe plotësimin e pyetësorëve pas arritjes.

Lombardia, Veneto dhe Liguria kërkuan kthim të tërësishëm në normalitet. Toskana kërkoi edhe një javë pritje. Kampanja e kritikoi vendimin për hapjen e kufijve, ndërsa Sardinia paralajmëroi “pasaporta shëndetësorë” për arritje të turistëve, gjë që ministri i Punëve Rajonale, Fransoa Boa e konsideron si akt jokushtetues.

Mbajtja e masakave mbrojtëse është e obligueshme në ambiente të mbyllura, duke përfshirë edhe transportin urban, ndërsa në rajonet Lombardia, Trentino, Friuli-Venecia, Pulia, Kampanja, por edhe në qytetin Gjenova, maskat janë të obligueshme edhe në ambient të hapur.

Në Itali vazhdpojnë të punojnë 24 aeroporte, arritja është e lejuar nga 26 vende dhe atë pa karantinë, ndërsa arritjet nga vendet jashtë Zonës së Shengenit do të lejohen nga 15 qershori.

Më shumë se 233.000 persona në Itali janë infektuar me Kovid-19 nga fillimi i krizës, ndërsa në këtë moment ka rreth 39.000 raste aktive.

Comments are closed.