Romë, 7 gusht – Për shkak të embargos ruse, të vendosur si përgjigje të sanksioneve evropiane për shkak të krizës në Ukrainë, eksporti i produkteve ushqimore italiane për pesë vjet ka shënuar humbje prej një miliard dollarë, publikoi sindikata më e madhe ushqimore Koldireti.
Sindikata e publikoi këtë numër me rastin e pesëvjetorit të embargos të cilën presidenti Vlladimir Putin e ka vendosur më 7 gusht të vitit 2014 dhe e vazhdoi deri në fund të vitit 2020.
“Ky është një çmim i papërballueshëm të cilin e paguajnë Italia dhe BE-ja, dhe për këtë është me rëndësi të vazhdojmë me dialogun”, theksoi Etore Prandini, kryetar i sindikatës Koldireti.
Përveç drejtpërdrejt, Italia pëson edhe dëm indirekt me numrin më të madh të prodhimeve të rreme të cilat nuk kanë kurrfarë lidhje me etiketën „Made in Italy“. Në prodhimet e rreme, paralajmëron Prandini, vendosen etiketa „Casa Italia“ и „Buona Italia“.
Prodhime të rreme, sipas sindikalistit të parë, nuk mbërrijnë vetëm nga Rusia, por edhe nga vendet të cilat nuk janë të goditura nga embargoja, si Zvicra, Bjellorusia, Argjentina apo Brazili.