Bruksel, 14 nëntor – Qeveria italiane deri dje kishte afat për të ndryshuar propozim-buxhetin në përputhje me rregullat e BE-së, por buxheti mbetet i njëjtë.
Qeveria në Romë sot prezantoi një buxhet identik me buxhetin e mëparshëm, edhe pse Brukseli e quajti “devijim i paprecedentë ” nga rregullat.
Deficiti mbetet 2,4 për qind nga BPV-ja, edhe pse ministri i Financave i Italisë, Giovanni Tria, siguron se ai numër është “kufi i cili nuk do të kalohet”. Qeveria në Itali edhe njëherë kërkoi fleksibilitet nga ana e Komisionit Evropian, mes tjerash për shkak të rrënimit të urrës në Gjenova.
Qeveria konsideron se ky buxhet do të mundësoj rritje ekonomike, që më tej do të çoj në ulje të borxhit italian dhe deficitit. Roma është vendi i dytë me borxh më të madh në BE pas Greqisë.
Edhe pse BE-ja dhe Roma mbeten në pozitat e tyre, të dyja palët shprehin vullnet për dialog.