Agjencia kombëtare italiane për teknologjitë e reja dhe energji, ka parashikuar se Italia do të zhytet në det deri në vitin 2100. ENEA, në kuadër të një konference për zhvillim e qëndrueshëm, shfaqi disa parashikime për ngritjen e shpejtë të Mesdheut, kjo për shkak të ngrohjes globale.
“Mijëra kilometra katrorë të zonave bregdetare rrezikojnë të zhduken në mungesë të ndërhyrjeve zbutëse dhe adaptimit”, thuhet në njoftimin e agjencisë. Sipas ENEA-s, deri në fund të shekullit, rritja e nivelit të detit përgjatë brigjeve italiane, vlerësohet mes 0.94 dhe 1.035 metra.
Këto vlerësime janë bërë duke marrë parasysh një model paraprak minimal dhe “mes 1.31 dhe 1.45 metra”, duke ndjekur një bazë më pak të kujdesshme.