Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

15

Romë, 24 shtator – Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden në një anije humanitare gjermane, ndërsa pastaj do t’i shpërndajë në pjesë të tjera të Evropës.

Kërkesa e anijes Alan Kurdi për shkarkimin e udhëtarëve është miratuar edhe “filloi procedura evropiane për sistemim”, publikoi Ministria e Punëve të Brendshme italiane.

“Tetëdhjetë përqind e migrantëve të shpëtuar do të zhvendosen në vendet e tjera evropiane,” shtoi institucioni, gjegjësish se 25 emigrantë do të qëndrojnë në Itali.

Organizata humanitare Si-aj, e cila drejton me anijen Alan Kurdi, i emëruar sipas djalit trevjeçar kurd, i cili u mbyt në Detin Mesdhe në vitin 2015, publikoi se emigrantët do të zbresin në Olbia dhe se anija do të arrijë në atë port në perëndim të Sardinisë nesër në mëngjes.

Paraprakisht, sipas organizatës, Malta, Italia dhe Gjermania kanë refuzuar të ndërmarrin përgjegjësinë për emigrantët.

Comments are closed.