Romë, 29 shtator – Italia me siguri do ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme që të ndihmojë kriza me koronavirusin të mbahet nën kontroll, sepse Qeveria bën përpjekje ta shmangë valën e rasteve të reja që i goditin vendet tjera evropiane.
Gjendja e jashtëzakonshme, e cila duhet të skadojë kah mesi i tetorit, u jep më shumë autorizime rajoneve dhe Qeverisë qendrore, që ua lehtëson personava zyrtar ta anashkalojnë burokracinë e cila vështirëson shumë vendime në Itali.
“Besoj se Qeveria do të duhet të kërkojë vazhdim të mëtutjeshëm”, deklaroi nënsekretarja e shëndetësisë Sandra Kamp për radion shtetërore RAI.
“Gjendja e jashtëzakonshme i lejon Qeverisë shpejtë ta zvogëlojë burokracinë nëse është e nevojshme”, tha ajo.
Italia është vendi i parë në Evropë i cili ishte sulmuar nga Kovid-19 dhe ka numër më të madh të viktimave në kontinent, gjegjësisht 35.851 nga fillimi i epidemisë në shkurt.