Romë, 8 prill – Autoritetet italiane komunikuan se bllokada e vendosur për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri do të pezullohet në dy faza.
Hapi i parë drejt heqjes së bllokadës në Itali pas Pashkëve do të jetë fillimi gradual i aktiviteteve prodhuese, ndërsa i dyti, i cili pritet të ndodh më 4 maj, ka të bëjë me ndryshimet në masat për kufizimin e lëvizjeve të banorëve të atij vendi.
Gradualiteti dhe kujdesi janë me rëndësi të madhe kur bëhet fjalë për heqjen e masave të përgjithshme të karantinës të vendosura nga ana e Italisë për të parandaluar përhapjen e virusit Kovid-19, u dakordua edhe kryeministri italian Gjuzepe Konte me ekspertët në një takim për bllokadën, që do të jetë në fuqi deri më 16 prill.
Është e rëndësishme të shmangni tubime të njerëzve për Pashkët katolike më 12 prill, të ndjekura nga Dita e çlirimit të Italisë, 25 prilli dhe Dita ndërkombëtare e punës, 1 Maji, për të parandaluar përhapjen e virusit.
Hapi i parë pas 13 prillit ka të bëjë me fillimin gradual të aktiviteteve të prodhimit dhe i dyti nga 4 maji i përket ndryshimit të masave të lëvizjes brenda dhe jashtë izolimit. Sidoqoftë, datat e hapave të ardhshëm nuk janë përcaktuar në mënyrë rigoroze dhe varen nga të dhënat nga ditët në vijim.
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me fazën e dytë, sepse nëse bëjmë një gabim do të duhet të kthehemi në bllokadë dhe të fillojmë sërish nga fillimi”, tha ministri i jashtëm italian Luixhi di Majo në lidhje me planin për heqjen e bllokadës.
Policia paralajmëroi kontroll të rritur të lëvizjeve, ndërsa autoritetet në disa rajone mendojnë të mbyllin disa zona, për njerëzit që nuk janë banorë të këtyre zonave për të evituar tubimin e njerëzve gjatë fundjavave dhe festave.
Virusi Kovid-19 ka marrë më shumë se 17.000 jetë në Itali, një nga vendet më të goditura nga pandemia e re të koronavirusit.