Italia dhe rekordi i vendosur kundër Liechtenstein

Italia ka shkruar historinë në fitoren 4-0 të arritur ditën e djeshme kundër Lichtenstein, ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2018. Pavarësisht se “axurrët” e kanë fituar trofeun më të rëndësishëm të futbollit në dy kampionate të njëpasnjëshme në 1934-ën dhe 1938-ën, para se ta fitonin dy herë të tjera më pas, ata nuk kishin arritur kurrë të shënonin katër gola në pjesën e parë të një ndeshjeje. Dhe dje, për herë të parë në 106 vite, italianët kanë shënuar 4 herë në 45 minutat e para. Italia është një nga kombëtaret më të suksesshme të Botërorëve dhe qëndron mbrapa vetëm Brazilit.

Gjithashtu, ata kanë qenë edhe ekipi i parë kombëtar që e kanë fituar Kupën e Botës në turne të njëpasnjëshëm. “Axurrët” kanë qenë të pranishëm në finale edhe dy herë të tjera, në 1970-ën dhe në 1994-ën, duke u mundur nga Brazili në të dy rastet. Në 1968-ën Italia ka fituar kampionatin Europian dhe ka dalë dy herë të tjera në finale, ku është mundur nga Franca në 2000-in dhe Spanja 12 vite më pas.