Italia dhe Libia kanë arritur marrëveshje për ndërprerje të valës së emigrantëve. Kryeministri italian Paolo Xhentiloni kumtoi pas takimeve të djeshme në Romë me kolegun libian Fajez al Saraxh se dy vendet kanë nënshkruar memorandum për mirëkuptim për përforcim të bashkëpunimit dhe për luftën kundër trafikimit me emigrantë.
Marrëveshja parashikon, kryesisht, sigurim të trajnimeve dhe pajisjes me qëllim të kontrollit më efikas të kufijve të gjatë të Libisë në shkretëtirë dhe përforcim të rojës bregdetare të vendit, e cila momentalisht ka numër të kufizuar të anijeve. Vitin e kaluar rreth 181.000 emigrantë kanë arritur nga Afrika Veriore përmes Detit Mesdhe në Itali. Rreth 4.500 veta kanë humbur jetën në intervenimet e rrezikshme.