Sipas një zyrtari të BE-së nevojitet një veprim urgjent për të ndihmuar të paktën 23 mijë fëmijë refugjatë të pashoqëruar dhe që vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuar në kampet e refugjatëve në Greqi dhe Itali. Claude Moraes, kryetari i komitetit të drejtësisë dhe të punëve të brendshme të Parlamentit Evropian, përmes një raporti ka theksuar se kampet e refugjatëve në Itali dhe Greqi vuajnë nga mungesa e ujit, ushqimit, batanijeve dhe objekteve mjekësore. Raportin ai e ka cilësuar si një ‘kambanë alarmi’ për dështimet e shteteve të BE-së në raport me refugjatët. “Numri i fëmijëve që janë të abuzuar, të dhunuar dhe të kontrabanduar është tmerrësisht i lartë”, tha ai. “Nëse BE-ja dëshiron t’i ruan vlerat e saj, duhet të shfaq kujdes për fëmijët refugjatë”.