Ekzorcisti më i famshëm në botë, At Amorth, ka lëshuar akuza të rënda, duke thënë se shteti italian drejtohet nga masonët e mbi këtë fakt duhet të hidhet dritë. Sipas tij, ka evidenca të qarta se ka një infiltrim masonik në rangjet më të larta të shtetit italian, por edhe në botë. “Po jetojmë në një epokë kur nëse nuk je mason, nuk mund të bësh dot karrierë. Të ndalin në një pikë të caktuar dhe nuk të lënë të bësh karrierë në nivele të larta. Infiltrimet e masonëve i dinë të gjithë se janë të vërteta. Për shembull, Napolitano është një mason, Mario Monti dhe të gjithë eksponentët kryesorë të politikës janë masonë. Kur të votoni në zgjedhje, çfarëdolloj partie që të preferoni do të votoni për të qenë masonët në pushtet. Prandaj është e kuptueshme se si nuk mund të ketë demokraci të vërtetë, në një vend ku vendimet merren me dyer të mbyllura, nga një numër i vogël personash”.