Italia do të përballet me Suedinë në ‘San Siro’, në ndeshjen e kthimit, të Paly Off-it të botërorit ‘Rusi 2018’, më datë 13 nëntor.
Sot në orën 15:00 kanë dalë në shitje edhe biletat, teksa është shënuar një rekord për shitjen e tyre. Nga ora 15:00-18:00, pra për 3 orë, janë shitur rreth 20 mijë bileta, ndërsa parashikimet janë që mbrëmjen e 13 nëntorit, të shohim një ‘San Siro’ të tejmbushur.
Italia ishte në të njëjtin grup me Shqipërinë në eliminatoret e botërorit, por e mbylli edicionin në vendin e 2-të, pas Spanjës dhe nuk arriti të sigurojë kualifikimin direkt për në Rusi. Trajneri Ventura është shprehur i bindur se italianët do t’ia dalin të kualifikohen për në botëror.