Në orët e para të mëngjesit të sotëm Antiterrorizmi italian i provincës së Romës ka shkatërruar një celulë xhihadiste në lidhje me tunizianin Anis Amri, autori i atentatit terrorist në Berlin në dhjetor të 2016 e ku mbetën të vrarë 12 persona.
Lidhjet e tij me Italinë u verifikuan menjëherë pas ngjarjes kur pas disa ditë kërkimesh, më 23 dhjetor të 2016. Anis Amri mbeti i vrarë gjatë një kontrolli policior në komunën San Giovanni në provincën e Milanos.
Operacioni i antiterrorizmit italian ka ekzekutuar sot urdhër arrestimin për 5 persona anëtarë të kësaj celule terroriste e bashkëpunëtorë të atentatorit të Berlinit.
Arrestimet janë kryer në territorin e qytetit të Romës dhe Latinas.
Akuza ndaj tyre është aktiviteti me qëllim terrozimin ndërkombëtar, pjesëmarrje në aktivitet kriminal, favorizim të emigracionit klandestin e fallsifikim dokumentash.
Hetimet e këtij operacioni kanë nisur pas zbardhjes se bisedave telefonike të gjetura në telefonin e Anis Amri.
Të arrestuarit janë; palestinezi Salem Napulsi, e katër shtetasit tunizianë Akram Baazaoui, Mohamed Baazoui, Dhiaddine Baazaoui e Rabie Baazoui.