Varësia e të rinjve ndaj ekraneve dhe internetit është në fokus të një projektligji në Itali që synon të luftojë përdorimin abuziv, deri patologjik, si kompjuterat dhe smartfonët.
I mbështetur nga Lëvizja 5 Yjet (L5Yjet antisistem, në pushtet) në Dhomën e Deputetëve, ky projektligj ka për qëllim parandalimin dhe kujdesin që duhet treguar ndaj nomofobisë (akronim nga anglishtja “no mobile phone phobia”), e thënë më konkretisht frika për t’u gjendur pa celular.
Teksti propozon përfshirjen e trajnimit në fushën e parandalimit dhe përkujdesjes apo programeve specifike për t’u mundësuar prindërve zbulimin e sjelljeve të rrezikshme tek fëmijët e tyre.
Teksti parashikon gjithashtu përfshirjen e trajnimit, për një përdorim të përgjegjshëm të internetit dhe rrjeteve sociale në institucionet arsimore.
Nomofobia, e cila prek në veçanti të rinjtë, manifestohet me një përdorim kompulsiv i aparatit celular dhe përdorim i vazhdueshëm pothuajse abuziv të email-eve apo rrjeteve sociale, deri në orët e vona të natës.