Itali: Pa vaksinim masiv, duhet të mendohet për alternativë

16

Romë, 22 shkurt – Nëse vaksinimi masiv kundër Kovid-19 në Evropë nuk përfundon siç ishte planifikuar, për shkak të mungesës së vaksinave, atëherë do të përballemi me një problem të madh, pohon mjeku Masimo Galli nga spitali në Milano.

Sipas tij, BE-ja duhet të mendoj për mundësi rezervë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, nëse kompanitë që prodhojnë vaksinat nuk japin sasitë e dakorduara.

“Ne duhet të mendojmë për një strategji daljeje që do të na garantojë alternativë nëse imunizimi masiv nuk zbatohet me kohë”, tha profesori Galli.

Në lidhje me propozimet që Italia të përpiqet të prodhojë vaksinën e saj kundër Kovid-19, Galli theksoi se prodhimi i ilaçit nuk është punë që përfundon në një ose dy ditë. Ai mendon se vaksina mund të jetë plan B, por kjo më herët duhej të ishte konsideruar.

“Vetëm vaksinimi masiv është mënyra e duhur”, deklaroi mjeku Galli.

Italia po përdor vaksinat “Fajzer/BioNTek”, “Moderna” dhe “AstraZeneka”, furnizimi i të cilave është dakorduar brenda kornizës së një plani të përbashkët të BE-së. Për shkak të shpërndarjeve të reduktuara të dozave të të gjitha vaksinave, plani shtetëror për imunizimin e popullatës është i vonuar.