Fjuxhi, 29 nëntor – Dy policë dhe një civil-grua janë lënduar pasi që një burrë ka tentuar që të marrë peng 20 persona në një qendër tregtare në qytetin italian Fjuxhi.
Karabinierët italianë e kanë kapur personin, për të cilin ekziston dyshim se ka sëmundje mentale dhe e kanë çuar në spitalin e Psikiatrisë.
Ai fillimisht e ka sulmuar drejtorin e qendrës tregtare, e më pas është mbyllur tek një hapësirë ku ka pasur 20 studentë.
Policët menjëherë arritën, ndërsa gjatë aksionit të shpëtimit është lënduar gruaja dhe dy policët.