Romë, 31 mars – Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranca tha se karantina kombëtare e imponuar për përkufizimin e përhapjes së koronavirusit dotë vazhdohet të paktën deri në festën Pashkëve, lajmëroi DPA.
Pashkët për katolikët sivjet janë më 12 prill, ndërsa masat vijuese restriktive skadojnë më 3 prill. Trembëdhjetë prilli në Itali është ditë jopune.
Ministri tha se vendimi për vazhdimin e karantinës është me rekomandim të këshilltarëve shkencorë të kabinetit.
“Qeveria do të shkojë në këtë drejtim” shtoi Speranca.
Italia është e goditur më rëndë nga epidemia e koronvirusit. Në të janë regjistruar një e treta e rasteve të vdekjeve në botë. Nga fillimi i epidemisë, që filloi në rajonet veriore më 21 shkurt, në Itali kanë vdekur 11.591 persona.