Shkup, 22 dhjetor – Karateisti Azis Ismaili nga klubi i karatesë “Makpetrol” është shpallur sportisti më i dalluar i ri nga qyteti i Shkupit, ndërsa mirënjohje morën edhe Arbëresha Rexhepi (Xhudo) dhe Elmedin Sejfullahu (mundje). Këto çmime, tre sportistët e rinj shqiptar i morën dje kur Qyteti i Shkupit dhe Shoqata e Sporteve të Shkupit organizuan shpalljen e më të mirëve për vitin 2016.
Kujtojmë Arbëresha Rexhepi ia solli medaljen e parë Maqedonisë në sportin e xhudos, duke e fituar pozitën e tretë në Kupën Evropiane, e cila u mbajt në Cluj Napoka të Rumanisë. Rexhepi garoi në kategorinë më të vështirë dhe me konkurrencë më të madhe ku fitoi vendin e tretë. Kjo kategori për kadetë deri në 48 kg, është një nga më të vështirat, por edhe përkundër kompeticionit të rëndë, ajo për herë të parë sjell një medalje në Maqedoni, në këtë nivel kompeticioni. Ndërkohë, notuesi Tomi Stefanovski, është zgjedhur sportisti më i mirë i qytetit të Shkupit, kurse klubi më i mirë u shpall klubi i shahut “Alkaloid”. Në mesin e dhjetë sportistëve më të mirë u gjendën edhe Filip Pançevski (Shah), Milan Kubin (kik-boks), Sara Ristovska (hendboll), Natasha Stefanovska (karate), Stojançe Stoilov (hendboll), Enes Smailagiq (karate), Darko Velkovski (futboll), Goce Janevski (boks), Boban Grnçarov (Futboll). Derisa Raul Gonzales nga klubi i hendbollit Vardar, është shpall trajneri më i mirë, kurse çmimi për sportisten më e mirë e huaj shkoi në duart e Amandin Lejno nga klubi hendbollistik Vardar. (koha.mk)