Shkup, 31 korrik – Nga dita e sotme e deri më 6 gusht në Shkup do të mbahet Kampionati Evropian në Hendboll për vajza për grupmoshat deri 17-vjeç. Pjesë e këtij evenimenti do të jetë edhe referi i vetëm shqiptar Ismail Metallari. Ai për gazetën KOHA zbuloi se ky do të jetë evropiani i dytë pas atij në Bullgari vitin e kaluar.
“Prej sot e deri më 6 gusht do ti referoj ndeshjet e Kampionatit Evropian, i cili mbahet në Shkup për grumposhat deri 17-vjeç. Për mua ky është evropiani i dytë me rend pas atij në Bullgari vitin e kaluar dhe është si rezultat i referimit që e pata sezonin e kaluar. Shpresoj ta referoj edhe finalen e këtij evropiani”, deklaroi për gazetën KOHA, Metallari.
Ndryshe pjesë e këtij evenimenti është edhe përfaqësuesja e Kosovës. Derisa vëzhgues nga ana e EHF (Federatës Evropiane të Hendbollit) do të jetë Kamer Metallari. (koha.mk)