Ismail Dardhishta zgjidhet Prokuror Republikan

Shkup, 6 dhjetor – Këshilli i Prokurorëve e ka zgjedhur Ismail Dardhishtën si prokuror të Prokurorisë Republikane. Pas disa vitesh përvojë në Gjykatën Kushtetuese, Dardhishta tashmë do të mbajë postin e prokurorit republikan, raporton Televizioni SHENJA.

Janë zgjedhur edhe Meri Trombeva si udhëheqëse e Prokurorisë së Lartë të Manastirit dhe Biljana Stevçeva si kryetare e Prokurorisë Themelore të Radovishit.

Në Prokurorinë Themelore të Shkupit dhe në sektorin për krim të organizuar, nuk janë zgjedhur kryetar, por vetëm ushtrues detyre meqë konkursi për këto vende dhe për vendet e tjera do të përsëritet.