Islanda, vendi më paqësor në botë

Instituti për Ekonomi dhe Paqe me seli në Sidnei publikoi të mërkurën Indeksin e Paqes Globale, duke radhitur 163 shtete dhe territore në bazë të nivelit të tyre të paqes. Lista u përpilua me matjen e gjendjes në tri fusha: siguri sociale, konflikt të brendshëm dhe ndërkombëtar dhe militarizim. Islanda mbetet vendi më paqësor në botë, një pozicion që ka që nga viti 2008, ndërsa Siria mbetet e fundit në listë për të pestin vit me radhë. Nga vendet e Ballkanit, Kosova radhitet më keq, në vendin e 92-të, pastaj vjen Bosnja në pozitën numër 89, Maqedonia 87, Mali i Zi 58, Serbia 54 dhe Shqipëria 52.