Vitin e kaluar në Islandë ishte reduktuar në mënyrë drastike numri i punëtorëve, që edhe është arsyeja kryesore se pse këtë vit, ky ishull ofron punë për 4000 të huaj. Sipas “Bussines Iceand” e bazuar në kryeqytetin islandez, kompanitë e tyre po kërkojnë punëtorë të huaj të profesioneve të ndryshme. por, kryesisht në hotelieri dhe turizëm pasi që turizmi në këtë ishull po zhvillohet me shpejtësi. Ministri i Çështjeve Sociale, tha se Islanda po bëhet një ‘komb emigrant’ për shkak të ndryshimeve të mëdha demografike në ishull, dhe se në vitet e ardhshme po përgatitet për të akomoduar një numër të madh të shtetasve të huaj për të zënë vendet e lira të punës, shkruan Metro. Përveç këtyre problemeve, Islanda përballet edhe me probleme të plakjes së popullatës dhe mortalitetit. Statistikat atje vlerësojnë se 10 për qind e popullsisë në Islandë janë më të vjetër se 70 vjet.