Shkup, 17 shtator – Sot (e enjte) në program do të jenë ndeshjet e xhiros së dytë kualifikuese në kuadër të Europa Ligë. Edhe Renova ia doli të kualifikohet për në turrin e dytë, ndërsa të enjten në orën 15:30 në qendrën sportive “Petar Miloshevski” pranë FFM-së do të përballet me kroatët e Hajdukut të Splitit, njofton Koha.mk.
Trajneri i Renovës, Bujar Islami ka theksuar se Hajdukun është një ekip favorit duke e ditur cilësinë e tyre, por se Renova në këtë përballje nuk do të hyn me flamur të bardhë, dhe se do të japim më të mirën e tyre për të arritur një rezultat sa më të mirë.
“Të gjithë e dimë vlerën e skuadrës së Hajdukut. Sigurisht që janë favorit dhe nuk duhet të diskutohet cilësia e tyre duke e ditur se janë si një ekip jashtëzakonisht e madhe. Mirëpo nuk do të thotë se neve jemi dorëzuar para kësaj përballje të madhe. Kemi analizuar të gjitha pikat e dobëta të kundërshtarit ku neve do ti kundërvihemi në çdo aspekt, për këtë edhe kemi punuar shumë ku kemi përgatitur anën fizike si dhe psikike të lojtarëve tanë. Në këtë përballje nuk do të mund të llogarisim në Remzifaik Selmani përshkak të lëndim, ndërsa të gjithë lojtarë tjerë janë të gatshëm për këtë sfidë të mrekullueshme. Shpresoj se të enjten (sot) të bëjmë lojën tonë më të mirë dhe pse jo në fund të jemi neve ata që do të kalonim në raundin tjetër, që për futbollin e vendit tonë sigurisht që do të ishte një sukses i madh”, tha për gazetën Koha, trajneri i Renovë, Bujar Islami. (koha.mk)