Islam Pacolli: AKR e vetme do ta kalonte pragun

18

Ish-deputeti i AKR-së në Kuvendin e Kosovës, Islam Pacolli, ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Pacolli, në RTV Dukagjini ka thënë se AKR do të vepronte ndryshe nëse do të shkohej përsëri në zgjedhje.

Ai ka thënë se koalicioni me NISMA-n ka qenë në rregull, por si e vetme AKR do të delte më mirë në zgjedhje.

“AKR si e vetme do të qëndronte më mirë, pasi ndonjëherë edhe elektorati në koalicione nuk përputhet. Edhe si e vetme besojmë se do ta kalonim pragun”.

Ish-deputeti i AKR-së thotë se sigurisht kanë pritur rezultate më të mira pasi ndryshe do të shkonin në zgjedhje.

Pacolli ka ironizuar edhe me kalimin e Albena Reshitajt në AAK në kohën kur kjo e fundit ishte ministre.

“Nuk e di nëse dikush në ndonjë vend do të jepte dorëheqje nga posti i ministrit për t’u bërë këshilltare e kryeministrit”.

Zyrtari i AKR-së thotë se janë duke pritur certifikimin e zgjedhjeve e më pas do të diskutojnë nëse do të përfshihen apo jo në qeveri.

“AKR gjithmonë ka ofruar shumë kuadro në qeverisje por propagandën nuk e ka bërë për punët e mira”, tha ndër të tjera Islam Pacolli.

Comments are closed.