Shteti islamik (ISIS) ka sfiduar princ Harryn, me anë të një video ku shfaqet një person i cili quhet Abu Uqayl nga Singapori, ata i kanë bërë thirrje princ Harryt në gjuhën angleze që të shkonte në ‘Shtetin Islamik’ dhe të luftonte. Ky kërcënim vjen pas një vizite që Princi zhvilloi në Singapor, gjatë muajit qershor ku në fjalën e tij ai foli në lidhje me sulmet terroriste në Britani, shkruan DailyMail. Personi i cili shfaqet në video shprehet “Nëse je burrë, përse nuk vjen këtu dhe të luftosh me ne, që të mund t’ju dërgojmë ty dhe ‘Apache’ tuaj në ferr”.