Këto janë imazhet tronditëse të një qenushi të vogël të cilin thuhet se terroristët e ISIS-it e kanë pajisur me një jelek të vogël shpërthyes, i cili supozohet se do të përdorej për ndonjë sulm të mundshëm terrorist. Bëhet fjalë për një qen të frikësuar, i cili do të dërgohej drejt forcave rivale, ku më pas do të shpërthente me anë të një telekomande, shkruan Mail Online. Bomba ishte bërë nga disa shishe të lidhura me disa tela elektrikë. Pajisja është projektuar për të vrarë apo plagosur deri në katër persona, kanë pretenduar rebelët. Më herët ishte thënë se ISIS ka pajisur edhe dronë me telekomandë me granata të improvizuara.