Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e pasdites në qytetin spanjoll të Barcelonës. Një furgon ka shtypur një numër të madh të njerëzve në një nga rrrugët më të frekuentuara në Barcelonë, duke lënë të vdekur 13 persona dhe mbi 60 të tjerë të lënduar. Përgjegjësinë e këtij sulmi e ka marrë i ashtuquajturi Shteti Islamik, (ISIS). “Autorët e sulmit në Barcelonë janë ushtarë të Shtetit Islamik dhe e kanë kryer operacionin në përgjigje të thirrjeve për të sulmuar shtetet e koalicionit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga organizata terroriste.