ISIS kërcënon se do të ketë si objektiv vitin e ardhshëm Kupën e Botës, që do të zhvillohet në Rusi. Kështu njofton “SITE Intel Group”, një agjenci ndërkombëtare e specializuar për të ndjekur komunikatat e organizatave xhihadiste. Sipas saj, Shteti Islamik ka përdorur një foto të Lionel Messit, ku shfaqet me sy të gjakosur, si kërcënim për atë që i pret futbollistët por edhe tifozët në stadiumet ruse.
Por fotomontazhi me Lionel Messin nuk është i vetmi që ka publikuar ISIS për të kërcënuar pjesëmarrësit në “Rusi 2018”. Janë edhe shumë imazhe të tjera të montuara nëpërmjet të cilave Shteti Islamik kërkon të shkaktojë panik para eventit për të rëndësishëm sportiv të vitit të ardhshëm.