Ajo cilësohet si një idhull nga populli i saj, por terroristët e Shtetit Islamik për kokën e saj kanë vënë një shpërblim. Këngëtarja dhe aktorja kurde, Helly Luv, e pagëzuar si Beyoncé e Lindjes së Mesme, kërcënohet me jetë nga terroristët, pasi ata e përkufizojnë si një turpërim të grave, prej stilit të saj të jetës. 28-vjeçarja me origjinë nga Irani është protagoniste e filmit “Peshmerga”, ku interpreton në rolin e një ushtareje që lufton kundër ISIS, një nga arsyet përse xhihadistët kërkojnë ta eliminojnë. Helly Luv ka emigruar në Los Angeles në moshën 18-vjeçare, për të ndjekur rrugën e artit. Ajo u bë e famshme në vitin 2013 me klipin “Risk It All”, një këngë që ka marrë miliona klikime në faqet online.