Gratë fillojnë të luajnë rol gjithmonë e më të rëndësishëm në organizatën xhihadiste Shteti Islamik, si në luftërat ashtu edhe në sulmet terroriste në vendet perëndimore, kumtoi Agjencia policore evropiane – Europol, duke paralajmëruar se kjo mund të ketë pasoja afatgjate për grupet tjera xhihadiste.
Detyrat e grave i përfshijnë “mediumet, sektoret për shëndetësi dhe arsim”, të gjitha përgjegjësitë pa të cilat kalifati i shpallur i SHI-së nuk do të mundej të funksionojë. Në krahasim me grupet paraprake xhihadiste, gratë, gjithashtu, gjithmonë e më shumë janë të pranishme në propagandën e SHI-së edhe si autore të edicioneve, dhe si grup i tërësishëm citohet në raportin e Europol.
Edhe pse SHI nuk është grupi i parë terrorist i cili mobilizon gra në luftën e saj, Europol citon se njëra nga arsyet për tërheqjen e saj është “çka u lejohet grave të udhëtojnë në territoret e kalifatit pa shoqërim të burrit”. “Brengosëse është ajo që pjesëmarrja e rritur e grave mund të hap rrugë drejt ndryshimeve të rëndësishme potenciale në rolin e xhihadisteve në të ardhmen”, shtohet në raport.
Vitin e kaluar 15 për qind e ish anëtarëve të dënuar të SHI-së në Evropë ishin gra, që paraqet rritje në krahasim me vitet paraprake.