Londër, 19 janar – Shteti Islamik vitin e kaluar ka humbur pothuajse një të katërtën nga territoret në Irak dhe në Siri, theksohet në analizën më të re të kompanisë britanike “IHS Markit”. Në këtë periudhë, kalifati i vetëshpallur i SHI-së u zvogëlua nga 78.000 në 60.400 kilometra katror, thekson kompania për analizë dhe grumbullim të informacioneve të sigurimit. “SHI-ja pësoi humbje territoriale pa precedent në vitin 2016, duke i përfshirë edhe rajonet kyçe të cilat ishin të rëndësishme për projektin e tyre të qeverisjes”, deklaroi shefi i “IHC Markit”, Kolumb Strak. “IHS Markit” parashikon se forcat irakiane deri në mes të vitit do ta çlirojnë Mosulin, por se Raka, strehim i SHI-së do të jetë “arrë e fortë”.