Kryeministri Mia Mottley po mendon të prezantojë një “Vulë Mirëseardhëse të Barbados”, e cila do të lejonte ardhjet ndërkombëtare të jetonin në ishull, ndërsa punojnë në distancë deri në një vit. Mottley ka propozuar skemën pasi udhëtimi afatshkurtër është bërë më i vështirë gjatë pandemisë. Turizmi përbën 40% të PBB-së së Barbados dhe 30% e forcës së tij të punës është e punësuar në sektor, sipas Raportit të Tregut të Udhëtimit. Por industria është prekur shumë pasi pandemia koronavirus ka ndërprerë punën e shumë linjave ajrore dhe anijeve të lundrimit.
Kryeministrja propozoi të ofrojë mundësinë e një qëndrimi një-vjeçar pasi Barbados do të hapë kufijtë e tij për vizitorët ndërkombëtarë përsëri në 12 korrik. Mottley tha në një deklaratë: “Ju nuk keni nevojë të punoni në Europë, ose SHBA ose Amerikën Latine nëse mund të vini këtu dhe të punoni për disa muaj bëjeni këtë për ca kohë edhe vajtje ardhje me periudha të caktuara. Ajo që ne ofrojmë duhet të jetë e klasit botëror dhe ajo që ne vazhdojmë të ofrojmë është e klasës botërore”.
Ajo shtoi: “Qeveria është e angazhuar të punojë me ju në promovimin e koncepteve të reja si Vula 12-mujore e Mirëseardhjes në Barbados, duke qenë në gjendje të hapë kufijtë tanë për personat që udhëtojnë dhe duke e bërë atë më mikpritëse se kurrë për të gjithë ne, dhe duke e bërë të disponueshme për popullin tonë që të jetë pjesë aktive e kësaj nisme që të jetë fitimprurëse për të gjitha palët”.